Departamenti i Punëve të Jashtme të Zvicrës (EDA) tha, të premten, se çdo qytetar që ndodhet aktualisht në Rusi duhet të kthehet menjëherë, shkruan thelocal.

Marketing

Në një postim në Twitter, EDA tha, se në fund të fundit varet nga individët nëse duan të kthehen në Zvicër dhe tha se rekomandimi ishte vetëm i përkohshëm, transmeton albora.ch.

EDA tha se shtetasit zviceranë duhet të përdorin transportin tregtar për t’u kthyer në shtëpi.

Në këshillën e saj, qeveria pranoi se aktualisht nuk ka fluturime direkte midis Rusisë dhe Zvicrës, për shkak të një ndalimi reciprok të udhëtimit midis kombeve.

Zvicra ka anuluar vizat turistike për rusët, megjithatë shtetasit rusë në Zvicër me leje qëndrimi legjitime nuk u kërkohet të largohen. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing