Kjo ide, e nisur për herë të parë në vitin 2021 nga deputeti Alfred Heer, u pranua unanimisht nga Këshilli i Shteteve të enjten, duke i hapur rrugën krijimit të një nderimi historik për viktimat e nazizmit.

Marketing

“Deri më tani, nuk ka pasur asnjë vend kombëtar për të përkujtuar viktimat e Holokaustit dhe ata që i ndihmuan”, tha Federata Zvicerane e Komuniteteve Hebraike, transmeton albora.ch.

“Memoriali do të inkurajojë gjeneratat e ardhshme që të reflektojnë në mënyrë kritike mbi paragjykimet dhe diskriminimin”, shtoi shoqata.

Memoriali do të vendoset në Bernë, por detaje të tjera nuk dihen ende./albora.ch/

Marketing