Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar u vra aksidentalisht në një lokal në Nea Joni pas një sherri mes një grup shqiptarësh.

Marketing

Viktima Pëllum Islami 37 vjeç ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Ai ishte në një lokal duke pirë kafen e mbrëmjes dhe duke ndekur ndeshjen, kur një grup shqiptarësh nisën të konfliktoheshin dhe më pas sherri degradoi në përdorimin e armëve, ku një plumb kapi të riun shqiptar.

Viktima është dërguar i plagosur rëndë në spitalin, ku me gjithë përpjekjet e mjekëve ka dhënë frymën e fundit.

Mediat greke raportojnë se kanë qenë 7 persona që janë konfliktuar dhe më pas kanë nisur të qëllojnë me armë, ku plumbi kjapi fatkeqësisht Islamin që nuk ksihte asnjë lidhje me ngjarjen dhe personat në fjalë.

Kjo është banda shqiptare që u përplas me armë

Sipas raportimit të MEGA banda që hapi zjarr në kafene është e njohur për autoritetet. Ai përbëhet nga rreth 10 persona, me kombësi shqiptare, të cilët janë aktivë gjatë natës në rastet e zhvatjes, trafikut të drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore.

Zona e tyre e veprimit është qendra e Athinës, pranë stacionit të Larisës, ndërsa selia e tyre është një klub në Sepolia, nga ku banda ka marrë edhe emrin.

Sipas raportit, banda ka lidhje me kriminelë brenda burgjeve dhe ata duket se veprojnë edhe si “truproje” për grackë të njohur, me përfshirje në incidente rrahjeje.

Të shtënat në kafenenë Nea Ionia duket se kanë ndodhur pas një sherri mes bandës dhe tre personave të tjerë, gjithashtu të huaj, me të cilët ka pasur konflikt për një arsye ende të panjohur.

Tre shqiptarët e shpallur në kërkim

Viktima

Marketing