Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka urdhëruar Rusinë të pezullojë operacionet ushtarake në Ukrainë.

Marketing

Gjyqëtarët thonë se Rusia duhet t’i pezullojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë dhe të sigurojë që çdo njësi ushtarake apo popull i mbështetur, ose i kontrolluar prej saj të mos marrë asnjë hap për të çuar më tej operacionin ushtarak.

Të dyja palët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen ose ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e tij, raporton BBC.

Gjyqtarët refuzuan të urdhëronin Rusinë që të raportonte mbi progresin, por detyrimet ligjore ndërkombëtare e detyrojnë atë të pajtohet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka cilësuar atë si ” fitore të plotë” dhe tha se nëse Rusia e injoronte urdhrin, do të izolohej më tej. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing