Gjatë një mosmarrëveshje në një apartament në një lagje të Cyrihut, një 58-vjeçar u sulmua dhe u plagos rëndë nga një i panjohur, të enjten. Siç njoftoi policia e qytetit të Cyrihut, burri vdiq, në spital, nga plagët e rënda gjashtë ditë më vonë. 

Marketing

Hetimet e policisë kantonale të Cyrihut çuan në arrestimin e një 37-vjeçari iranian në qytetin e Cyrihut pasditen e së martës, shkruan 20min. Prokuroria publike për krime të rënda ka hapur procedurë penale në lidhje me krimin e dhunshëm dhe ka aplikuar për paraburgim në gjykatën e masave të detyrueshme, vijon deklarata. Prezumimi i pafajësisë vlen deri në një dënim të formës së prerë.

Rrethanat e sakta dhe sfondi i krimit të dhunshëm janë ende objekt i hetimeve në vazhdim që po kryhen nga zyra e prokurorit publik dhe policia kantonale e Cyrihut. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing