Zbardhen detaje të reja në lidhje me tre shtetasit e huaj të ndaluar ditën e djeshme në sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh.

Marketing

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar emrin e ukrainasit, i identifikuar si Fjodor Mihajlov. Tre personat kanë hyrë në vendin tonë të ndarë.

Bëhet me dije se rusja Svetlana Timofoeva, ka mbërritur në Shqipëri vetëm tre ditë më parë, ndërsa Mihajlov, tre javë më parë.

Gazetarja Lala bën me dije se grupi hetimor ka dyshime se janë të përfshirë në veprimtari spiunazhi.

Është zbuluar edhe se gjatë qëndrimit në vendin tonë, ata kanë qëndruar në Tiranë, në shtëpi me qira ditore.

Marketing