Një person ka humbur betejën me virusin Covid-19 dhe 119 të tjerë janë infektuar me këtë virus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, shkruan albora.ch.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës. Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, njofton MSH./albora.ch/

Marketing