Ushtarëve rusë u janë dhënë urdhra që të zgjerojnë ofensivën në Ukrainë “nga të gjitha drejtimet” pasi Kievi ka refuzuar që të zhvillojë bisedime me Moskën në Bjellorusi, tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Pasi pala ukrainase refuzoi procesin e negociatave, sot të gjitha njësive u është dhënë urdhri të zhvillojnë avancim nga të gjitha drejtimet në përputhje me planet operacionale”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov.

Marketing

Ukraina thotë se po sulmohet nga shumë drejtime, përfshirë edhe nga Bjellorusia.

Konashenkov pretendoi se forcat ruse nuk po shënjestrojnë zonat civile, pavarësisht se ka të dhëna që dëshmojnë të kundërtën./albora.ch/

Marketing