Qeveria ruse ka miratuar një listë të shteteve që kanë kryer “akte jomiqësore” kundër Rusisë, qytetarëve dhe kompanive të saj, sipas agjencisë së lajmeve Tass. Në këtë listë është edhe Zvicra. Arsyeja mund të jenë sanksionet që po i zbaton edhe Zvicra, shkruan blick.

Marketing

Në listë përfshihen edhe SHBA, Kanadaja, të gjitha vendet e BE-së dhe Britania e Madhe. Agjencia e lajmeve Interfax shkruan: “Të gjitha bizneset dhe transaksionet e kompanive ruse me qytetarë dhe kompani nga vende që nuk janë miqësore me Rusinë janë miratuar tani nga komisioni qeveritar për mbikëqyrjen e investimeve të huaja”.

Sipas agjencisë “Tass”, vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të “një operacioni special ushtarak të Forcave të Armatosura Ruse në Ukrainë”.

Madje, Rusia ka vendosur që të marrë masa kundër këtyre shteteve.

Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla.

Procedura e re e përkohshme zbatohet për pagesat që kalojnë 10 milionë rubla në muaj (ose një shumë të ngjashme në valutë të huaj).

Kjo është një kundërpërgjigje që Rusia bën ndaj shteteve të mësipërme duke bërë që borxhet t’ua paguajë në Rubla dhe jo dollar apo euro. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing