Lamia Elamri u qëllua me armë zjarri në gjoks dhe pas shtrimit në Miulli di Acquaviva u operua në Poliklinikën e Barit, ku burri i saj Oltjon Sallaku e qëlloi me armë zjarri, shkruajnë mediat italiane përcjell Albora.ch.
Më pas, ai vendosi t’i merrte jetën vetës. Sipas asaj që mësohet, tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Martin Luther King në Cassano delle Murge.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri.
Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, gati 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen nga nëna.
Oltjoni punonte si tjegullarë në Bari dhe cilësohet nga të gjithë si një djalë i mirë. Një mik tregon se e ka takuar pak para gjestit fatal dhe dukej i qetë, madje ka bërë shaka më të.
Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje.
Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Albora.ch.