Nancy Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për gati dy dekada, ka njoftuar se do të largohet nga ky rol.
Nancy Pelosi njoftoi të enjten se do të tërhiqej nga posti i kryetares së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Marketing

Politikania 82-vjeçare, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve për gati dy dekada, është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës.

Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë distriktin e saj të Kalifornisë në dhomën e ulët të Kongresit.

“Tani ne duhet të lëvizim me guxim në të ardhmen,” tha Pelosi. “Ka ardhur ora për një brez të ri.”

Pelosi pritet të mbështesë përfaqësuesin e Nju Jorkut, Hakeem Jeffries si udhëheqës të pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve do të mbajnë një votim për lidershipin më 30 nëntor.

Ky vendim vjen pasi republikanët pritet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme.

Marketing