Rusia do të hapë në mënyrë të njëanshme korridoret humanitare për të evakuuar civilët ukrainas në territorin e saj duke filluar nga nesër në orën 10 të mëngjesit me orën lokale.

Marketing

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e cituar nga Tass. Kjo e fundit tha se i kishte kërkuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-së që të informonin autoritetet ukrainase për qëllimin e Moskës dhe për të hapur korridoret në territorin e saj.

Por në të njëjtën kohë u deklarua se është “e pamundur” pastrimi i korridorit humanitar nga minat në Mariupol.

 I njëjti burim thotë se më shumë se 2.6 milionë civilë duan të evakuohen nga rreth 2000 zona të banuara në Ukrainë, por deri më tani Kievi ka bashkëpunuar në hapjen e vetëm katër korridoreve nga gjithsej 14 të sugjeruara nga Rusia. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing