Tërmeti i fuqishëm që preku Turqinë bëri që e gjithë bota të solidarizohej. Gjtihashtu, edhe bota e sportit ka reaguar pasi shumë klube apo futbollistë kanë dhënë ndihma drejt të prekurve nga tërmeti.

Marketing

Gjiganti truk Galatasaray ka nisur me dhjetra pako me veshmbathje dhe ushqime për qytetet e prekura nga tërmeti. Milot Rashica, lojtari i Galatasaray, ka përveshur mëngët dhe i është futur punës duke paketuar ndihmat. Sulmuesi kosovar ka dhuruar dhe ka paketuar ndihmat për t’i nisur pastaj drejt zonave si Gazientep, Adana, Malatya apo Hatay.

“Futbollisti i ekipit të parë, Milot Rashica, Kazimcan Karatas dhe Kaan Ayhan mbështetën punën tonë në qendrën e ndihëms së stadiumit Nef.

Ju mund të kontribuoni duke sjellë produktet në listën e nevojave pranë stadiumit Nef dhe Galatasaray Taçspor”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Marketing