Në Doha të Katarit është hedhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Marketing

“Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, teksa gjasa të mëdha që të ftohet nga “Helvetikët” për Botëror ka edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Andi Zeqiri.

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” ka kujtuar ndeshjen e para katër viteve mes Zvicrës e Serbisë, ku Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ia kishin siguruar fitoren zviceranëve me rezultatin 2:1.

Në atë ndeshje të zhvilluar në Botërorin “Rusia 2018”, Xhaka e Shaqiri golat i kishin festuar me simbolin shqiptar, shqiponjën.

“Në vitin 2018, Zvicra u kualifikua si dyta e grupit pas Brazilit dhe para Serbisë për raundin e 16-të – falë fitores 2-1 në lojën shumë emocionale kundër Serbisë me debatin pasues për gjestin e “shqiponjës dykrenore” nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, ka shkruar “Blick”./albora.ch/

Marketing