Këtë javë, RTS raportoi se kishte më shumë se 16,000 familje zvicerane ishin të gatshme të strehonin refugjatët ukrainas. Numri është i barabartë me rreth 40,000 shtretër.

Marketing

Një numër refugjatësh ukrainas tashmë kanë mbërritur në Zvicër. 1,314 u raportuan se ishin vendosur në qendrat federale të refugjatëve ku ka rreth 5,000 hapësira të disponueshme.

Numri i familjeve që regjistrohen për të ofruar strehim vazhdon të rritet, tha OSAR, një organizatë zvicerane e ndihmës për refugjatët.

Kujtojmë, se midis 50,000-60,000 ukrainas mund të kërkojnë mbrojtje në Zvicër pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, sipas ministrit zviceran të drejtësisë.

Karin Keller-Sutter i tha Blick TV, shkruan swissinfo të enjten se është e vështirë të thuhet saktë mbi numrin e ukrainasve që mund të udhëtojnë në Zvicër pasi varet nga sa kohë do të vazhdojnë luftimet. Por, deri në 60,000 mund të mbërrinin, tha ajo, transmeton albora.ch.

Kjo është një “sfidë shumë e madhe” për vendin tonë, tha Keller-Sutter.

Deri më tani, rreth 2,100 ukrainas janë regjistruar në autoritetet zvicerane që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt. Rreth dy të tretat e tyre aktualisht janë të vendosur në qendrat federale të azilit; një e treta tjetër qëndrojnë në familje private.

Pritja e ukrainasve që ikin nga lufta sigurisht që nuk do të jetë pa vështirësi, tha ministri. “Mund të ketë gabime dhe mangësi. Të gjithë refugjatët do të duhet të regjistrohen. Përveç akomodimit nga qeveria federale dhe kantonet, do të nevojitet ndihma private,” tha ajo. “Kjo mund të marrë shumë kohë.”

Të hënën, qeveria tha se kishte ndarë 5,000 vende në qendrat federale të azilit zviceran për njerëzit që ikin nga lufta. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing