Pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për disa korridore evakuimi për civilët, pati përparim të kufizuar në lëvizjen e njerëzve nga zonat më të prekura.

Marketing

Në Kiev, janë planifikuar evakuime nga pesë rrethe të goditura rëndë nga luftimet javën e fundit: Vorzel, Borodyanka, Hostomel, Irpin dhe Bucha.

Administrata ushtarake rajonale tha për rajonin e Kievit tha se nisja sigurohet nga policia, përfaqësues të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe administrata ushtarake rajonale.

Por disa orë pasi duhej të fillonte evakuimi, nuk kishte asnjë shenjë të nxjerrjes së njerëzve nga zonat e prekura në autokolonat e autobusëve që ishin organizuar.

Dukej se kishte përparim më të madh në organizimin e autobusëve për të nxjerrë njerëzit nga qyteti qendror i Enerhodarit, shkruan cnn.

Por në lindje, Oleh Syniehubov, kreu i administratës së rajonit të Kharkiv, tha se ishte e pamundur të evakuoheshin civilët nga qyteti i Izyum pasi dëgjohen vazhdimisht shpërthime.

“Autobusët janë ende duke u mbajtur në hyrje të Izium,” tha Syniehubov.

Sipas autoriteteve rajonale, gjatë një tentative evakuimi nga Demidova një qytet në veri të Kievit që nuk ishte ndër korridoret e rënë dakord një oficer policie u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën rëndë gjatë një tentative evakuimi të civilëve./albora.ch/

Marketing