Marketing

Mjekja zvicerane, Carole Déglise është në vend dhe raporton për kushtet e tmerrshme. Ajo aktualisht po punon për Médecins Sans Frontières (MSF) në Lviv në Ukrainën perëndimore. 

“Këtu ka gjithmonë një alarm, por deri më tani nuk kemi qenë nën zjarr”, thotë ajo për Tagesanzeiger.

Që nga shpërthimi i luftës, Déglise dhe ekipi i saj prej 15 personash kanë koordinuar operacionet e MSF në të gjithë Ukrainën. Ajo nuk eshte e frikesuar. Ajo dhe kolegët e saj janë mësuar të punojnë në zonat e krizës. 

“Vuajtjet lokale janë të mëdha. Situata në të gjithë vendin po përkeqësohet çdo ditë. Gjithnjë e më shumë njerëz po ikin. Ata nuk janë mësuar të merren me një fluks masiv të viktimave të luftës”. 

 “Përveç pacientëve të zakonshëm, papritmas ka një numër jashtëzakonisht të madh të plagosurish”,  u shpreh ajo.

Sfida mjekësore është e madhe, barra psikologjike akoma më e madhe, sepse “Nuk duket fundi”. 

Në ato ditë ekipi i saj do të kishte parë të gjitha llojet e lëndimeve.

Varësisht se si dhe si janë lënduar njerëzit gjatë bombardimeve, ndodhin edhe lëndime nga djegia dhe amputime të pjesëve të trupit. Këta janë njerëz të varrosur nën ndërtesa të shembur ose të goditur nga copëza, apo gjëra të tjera.

Prandaj, Médecins Sans Frontières dërgon komplete me fasha për plagët me armë zjarri dhe goditje me thikë, si dhe ilaçe kundër infeksioneve. 

Qytetet e shkatërruara do të pajisen edhe me komplete speciale për operacione kirurgjikale me instrumente të ndryshme. Ndihma është e nevojshme më shumë se kurrë, sepse situata sa vjen e përkeqësohet: “Sulmi ushtarak po bën që i gjithë sistemi shëndetësor të shembet”, raporton Déglise. 

Disa ilaçe po bëhen të pakta dhe nevoja po rritet. “Është shqetësuese se si situata në Ukrainë po përkeqësohet nga dita në ditë”.

Por jo vetëm njerëzit që qëndruan pas, por edhe refugjatët kishin nevojë për ndihmë mjekësore. “Kjo është një tjetër katastrofë humanitare e kësaj lufte. Ata shpesh kanë nevojë gjithashtu për ndihmë”.

Këto janë kryesisht gra me fëmijë ose të moshuar. 

“Ata janë shpesh në rrugë për shumë orë ose ditë, të traumatizuar nga detyrimi për të lënë shtëpitë dhe burrat e tyre, si dhe nga përvojat e tmerrshme të luftës. Ata shpesh janë të dehidratuar dhe plotësisht hipotermikë, sepse aktualisht është shumë ftohtë në Ukrainë”.

Parashikimi i motit për ditët në vijim nuk është realisht premtues.

 “Temperaturat nën zero janë ende për t’u pritur dhe një erë e ftohtë duhet të fryjë gjithashtu”. /albora.ch/ 

Marketing