Pas përjashtimit të Rusisë nga garat ndërkombëtare të futbollit të FIFA’së dhe UEFA’së, vendi i Rusisë në playoffin e kualifikimeve të Botërorit 2022 ka mbetur bosh.

Javën e kaluar Polonia, Suedia dhe Çekia, skuadrat që duhej të luanin kundër Rusisë në eliminatoret në Moskë, njoftuan se nuk do të luajnë, transmeton albora.ch.

Nuk dihet se si do të plotësohen kualifikimet shtesë pasi FIFA eliminoi Rusinë. Për momentin janë tre opsione, që polakët të shkojnë direkt në finale, Sllovakia të jetë e treta në grupin ku ishte Rusia dhe Norvegjia të marrë vendin e tretë më të mirë./albora.ch

Marketing
Marketing