Dy kosovarët nga Suhareka që dje thanë se do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë, janë kthyer mbrapsht nga autoritetet polake.

Marketing

Sipas Kanal 10, ata janë marrë në pyetje për mbi 4 orë nga autoritetet polake, lidhur me motivet se pse duan ta kalojnë kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.

Pasi ata kanë thënë se duan t’i bashkohen luftës, autorietet polake i kanë kthyer mbrapsht.

Dy kosovarët tash janë rrugës për në Gjermani, transmeton albora.ch.

Ndryshe, me ligjin në fuqi, kosovarëve s’iu lejohet të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit./albora.ch/

Marketing