Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka demantuar raportimet e BBC dhe mediave të tjera të huaja, se kryeqyteti ukrainas është nën rrethim të plotë, duke thënë që të mos u besohet gënjeshtrave.

Marketing

“Në mbrëmje, botimet ruse në internet përhapën informacione në lidhje me mua se gjoja Kievi ishte i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve ishte i pamundur”, ka shkruar Klitschko.

“Dhe është e çuditshme që kanalet e telegramit ukrainas filluan ta përhapin atë. Mos i besoni gënjeshtrave! Besoni informacionin vetëm nga burime zyrtare”, shtoi tutje ai.

Klitschko theksoi se Rusia vazhdon të luftojë kundër Ukrainës jo vetëm me armë ushtarake, por edhe me informacion.
“Ata krijojnë faqe false të zyrtarëve të qeverisë, manipulojnë informacione, krijojnë disa legjenda. Së bashku, ne do të qëndrojmë së bashku. Ukraina do të fitojë!”, u shpreh kryetari i Kievit.

BBC dhe mediat e tjera më herët raportuan se Kltischko kishte thënë se i gjithë Kievi është i rrethuar nga ushtria ruse./albora.ch/


Marketing