Kitaristi i njohur nga Kosova, Petrit Çeku me grupin Trio Elogio ku bëjnë pjesë edhe kitaristi kroat Tomislav Vuksic dhe portugezi Pedro Ribeiro Rodrigues, kanë mbajtur një koncert në sallën e njohur të koncerteve në Amsterdam para një numri të madh të audiencës holandeze.

Marketing

Treshja maestrale ka performuar muzikë klasike me kitarë, duke interpretuar vepra të njohura të kompozitorëve të famshëm botërorë.Pas koncertit, në pritjen e organizuar, të pranishëm miqtë dhe kolegët e kitaristëve, morën pjesë edhe Ambasadorja e Shqipërisë, Adia Sakiqi, përfauqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës dhe diplomatë nga ambasadat tjera.

Në emër të Ambasadës së Kosovës në Hagë mori pjesë Ambasadori Dren Doli dhe diplomati Besnik Ramadanaj.

Me këtë rast, Ambasadori Doli falënderoi kitaristin Çeku dhe kolegët e tij për performancën dhe në vençati e vlerësoi lartë kontributin që Çeku është duke dhënë për kulturën dhe artin kosovar.

Marketing