Besnik Kelmendi, politikan shqiptar në Gjermani, pjesë e partisë gjermane CDU përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se më 11 shkurt në seancën e Bundesratit do të diskutohet për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania.

Marketing

“Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani”, ka shkruar Kelmendi.

Më 12 janar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas takimit me ministrin e Brendshëm të Bavarisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, Joachim Herrmann, ka thënë se janë në fazën finale të njohjes së patentshoferëve të Kosovës nga Gjermania.

“Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, biseduam për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet e tyre atje. Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentshoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkretë në këtë drejtim”, ka shkruar Sveçla në Facebook. /albora.ch/

Marketing