Një histori e bukur dashurie, mes djalit shqiptar dhe vajzës algjeriane. Ky ishte portreti i sotëm në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ku protagonistët e historisë ishin Enris Qinami, Sihem Aissa Qinami dhe Anais Qinami. Një familje kaq e bukur e plot dashuri, e mbështetur në tradita e taban.

Marketing

Muzikologu Enris Qinami sapo është martuar me Sihemin, vajzën me origjinë nga Algjeria, e cila është bërë jo vetëm shoqja e ngushtë e tij por dhe një nënë për vajzën e tij Anaisin. “Nuk ka gjë më të bukur se sa vajza të të thotë ‘e ndjej si nënën time’ për bashkëshorten time”, u shpreh Ernis.

“Ndjehem shumë mirë me Sihemin”, tha Anais. Ndërkohë Sihem shtoi se: “Duke qenë se bashkëshorti im kishte një vajzë, për mua ishte thelbësore që që në fillim të krijonim një harmoni të tre bashkë”. Dasma e tyre në Tiranë, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me elementët tradicionalë në gëzimin e tyre.

Nusja e huaj, por e veshur me veshje tradicionale, teksa kërcente vallet tona tradicionale si napoloni apo djegia e shamisë. Muzika ishte po ashtu një element i përzgjedhur nga vetë Enrisi.

Enrisi madje kishte marrë me vete edhe jelekun tradicional për zonjat dhe këmishën që janë veshur ditën e dasmës nga nusja e tij, ndërkohë që për herë të parë i ka veshur gjyshja e tij në vitin 1945.

Sihem tha se për të gjitha ishte mësuar pak më herët nga Enrisi ritualin e dasmës por gjithashtu kishin ardhur më herët për t’u njohur me familjen e tij.

Ndër të tjera tha se gjatë qëndrimit zbuloi një art kulinarie të vërtetë shqiptare që nuk e kishte njohur më herët. Byreku, fërgesa dhe qiftqit mbeten të preferuarat e saj. “Fërgesën e gatuan edhe Enrisi në Francë”. 

Marketing