Organi më i lartë kushtetues i Francës ka miratuar rritjen e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç dhe ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum nga kundërshtarët politikë.

Marketing

Por Këshilli Kushtetues ka thënë se disa nene të reformës së diskutueshme kanë të meta ligjore.

Prej janarit janë mbajtur 12 ditë protesta kundër reformave.

Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të detyruar reformat pa votim.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit.

Marketing