Gjermania heq kufiizmet e udhëtimeve për shqiptarët. Ky është lajmi i mirë që jepet nga ambasada gjermane në Tiranë.

Marketing

“Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 27.02., ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore , është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin. Ju mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2513688 “, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Marketing