Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se për momentin nuk duket se ka ndonjë kërcënim për agresion nga Serbia.

Marketing

Gërvalla në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në rtv dukagjini ka thënë se sot nuk ka kërcënim por nuk e dinë se çfarë do të ndodh në të ardhmen.

“Ne mund të ju themi se institucionet e Kosovës janë vigjilente në këtë drejtim. Nëse ne sot nuk e shohim këtë rrezik nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të përgatitur për të ardhmen. Ua kemi bërë me dije partnerëve tonë se duhet të jemi të përgatitur për të gjitha opsionet”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Serbia mund të ketë plane për të sulmuar veriun e Kosovës, dhe një gjë të tillë ua kemi thënë prej muajsh partnerëve tanë ndërkombëtar”, shtoi ajo.

Zëvendëskryeministrja ka folur edhe për vizitën në Turqi që kishin bërë bashkë me Presidenten.

Marketing