Marketing

Sot presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka shoqëruar në shkollë Ëmbla Ademin, me sindromin Down, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohet nga klasa.

Mediat maqedonase publikuan video ku shihet Pendarovski teksa ka shkuar deri te banesa ku banon Ëmbla, dhe e ka përcjellur në shkollë.

Para katër ditësh Ëmbla i është kthyer sërish procesit mësimor. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

Rastin e Ëbmlës e ka bërë publik babai i saj, Ilir Ademi, i cili pati publikuar në Facebook një foto të saj, ku shihej e vetme në klasë.

Sipas tij, arsye pse ajo gjendej e vetme në klasë është se prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës së tij e cila është me Syndrome Down. /albora.ch/

Marketing