Katër persona të dyshuar për mbështetje të organizatës terroriste Shteti Islamik janë arrestuar në një operacion të përbashkët nga autoritetet e drejtësisë zvicerane dhe gjermane.

Marketing

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Zviceran (OAG) tha se tre të dyshuar ishin arrestuar dhe disa ndërtesa u kontrolluan në Zvicrën qendrore dhe lindore.

Dy prej tyre – të dy shtetas zviceranë – kanë qenë të dënuar më parë për vepra që lidhen me mbështetjen e grupit terrorist.

I dyshuari i tretë është një 17-vjeçar nga Bosnje-Hercegovina, thanë autoritetet e drejtësisë së Cyrihut për agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA.

Një i dyshuar u arrestua në Gjermaninë fqinje, sipas një deklarate nga prokurorët zviceranë të martën, transmeton swissinfo.ch.

Seri bastisjesh

Një hetim kundër të dyshuarve u hap nga autoritetet zvicerane dhjetorin e kaluar. Burrat ka të ngjarë të mbahen në paraburgim për të përcaktuar nëse kanë marrë pjesë ose kanë mbështetur grupin terrorist.

ZAP nuk pranoi të jepte informata më të detajuara.

Ishte i fundit në një seri bastisjesh kundër ekstremistëve të dyshuar islamikë në Zvicër gjatë viteve të fundit.

Shteti Islamik si dhe grupet e Al-Kaedës janë të ndaluar në Zvicër që nga viti 2015.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing