Mediet greke kanë publikuar dëshminë e Spartak Dyrmishit, i cili përdhunoi një 34-vjeçare greke dhe tentoi të përdhunonte një shtetase tjetër.

Marketing

Dyrmishi mbërriti më herët në gjykatën e Evelpidon, ndërsa mësohet se ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Paleo Faliro.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ndodhi ajo për të cilën dy gratë më akuzojnë. E pranoj!”, mësohet se u ka thënë Dyrmishi policëve.

Spartak Dyrmishi u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Vlorës, ndërsa u largua drejt Shqipërisë më 27 tetor të këtij viti.

Ai iu është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës, i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar. Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke

Marketing