Kanë kaluar pothuajse dy vite nga vrasja e afro-amerikanit George Floyd gjatë një operacioni policor në SHBA. Vdekja e Floyd kishte tronditur gjithë botën atë kohë dhe protesta të shumta u organizuan në shumë vende të botës me moton ‘’Black lives matter’’- dedikuar vrasjeve të ndryshme që ishin bërë ndaj personave me ngjyrë./albora.ch/

Marketing

Gjatë vrasjes së Floyd ishin të përfshirë tre oficerë policie. Të tre ish-oficerët janë shpallur fajtor dhe janë dënuar në gjykatën federale të Saint Paul, Minesota për shkeljen e të drejtave të njeriut.

George Floyd protests spread to smaller, mostly white towns - ABC News

Ata akuzohen se nuk kanë thirrur ndihmën mjekësore, dy prej tyre u shpallën fajtor se nuk ndërhynë për të ndalur dhunën e shkaktuar nga kolegu i tyre, kështuqë të tre ish-oficerët u shpallën fajtor.

Vdekja e George Floyd mbahet mend shumë mire pasi ngriti në këmbë pothuajse të gjithë botën pas videos tronditëse të vdekjes së tij. Pritet që gjykatat në SHBA të marrin vendime edhe për persona që shikojnë raste të dhunës e nuk ndërhyjnë për të parandaluar ose nuk e raportojnë./albora.ch/

Marketing