Kosovari, Bashkim Buxhovi, ka treguar se është larguar nga Kievi pasi dy fëmijët e tij kishin mbetur në rrugë dhe ishin në rrezik.

Marketing

Buxhovi, i cili është vëllai i historianit dhe një nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi, përmes një shkrimi në llogrinë e tij në Facebook ka shkruar, se nuk ka dashur të largohet nga kryeqyteti ukrainas për arsye shëndetësore, por thotë se këtë e bëri pasi e ka kuptuar se dy fëmijët e tij kanë mbetur në rrugë dhe janë në rrezik, shkruan albora.ch.

“Nuk dojsha me u largue për shkaqe shëndetsore, por kur mora vesh që dy fëmijët e mij paskan mbetë në mes të rruges dhe se jan në rrezik, menjiher u ngrita dhe bashk me të shoqen time u lëshova në kët avanturë të cilen nuk ia kisha dëshirue askujtë në kët botë”, shkruan ai ndër të tjera.

Kosovari ka postuar edhe njè foto direkte nga vendi i ngjarjes, Kiev.

Postimi i tij i plotë:

Miq të nderuem! Ju përshëndes me nji foto origjinale e jo fotomontazh nga Kievi të cilen e kisha titullue: “EDHE ENGJUJT BASHK ME NE”.

Tek tash mbas nji maratoni aq të mundimshëm përjekjesh për me ikë bombardimeve dhe njikohësisht tue iu bashkangjitë kolonave të mija e mija ukrainasish të cilët kan braktisë vandbanimet e tyne për me gjetë shpëtim përmes gjithfar mjetesh transporti ashtu që të mbërrijnë ma në fund deri në pjesën perëndimore të Ukraines. Nuk dojsha me u largue për shkaqe shëndetsore, por kur mora vesh që dy fëmijët e mij paskan mbetë në mes të rruges dhe se jan në rrezik, menjiher u ngrita dhe bashk me të shoqen time u lëshova në kët avanturë të cilen nuk ia kisha dëshirue askujtë në kët botë. Ikje nga lufta, haosi dhe panika që mbretnon në at mes, qenka nji përjetim apo rrugëtim i përjetuem  drejt botes së Aides (ferrit të nertokes). Me këtë ndjenjë edhe un mes tyne u malltretova shpirtnisht dhe u këputa fizikisht, por ma në fund arrijtem deri në vendin kufitar Uzhgorod, dhe tash po pres ndonji lajm të mirë nga udhëtimi i gjatë i fëmijëve të mij që të bashkohen këtu me ne, e mandej të mendojmë se si me e kalue kufinin e bllokuem me dhetra kilometra nga banorët e Ukraines. Pak si fshirë por do të përpiqemi mandej gjith së bashku me e vazhdue maratonin e mundimeve për shpëtim e mbijetesë. Kërkoj falje që për dy dit rresht kam qenë pa internet dhe nuk kisha mundësi me u lajmërue. Ju përshëndes dhe fati qoft me ne. /arbora.ch/

Lexo edhe:

Marketing