Në një intervistë me Wall Street Journal Magazine, 26 vjeçarja shqiptare Dua Lipa, vuri në dukje se pavarësisht karrierës së saj intensive muzikore, ajo ende arrin të mbajë disa aspekte të jetës së saj private, raporton independent, përcjellë albora.ch.

Marketing

“Unë kam bërë paqe me faktin se njerëzit mund të mendojnë se çfarë duan të mendojnë, por askush në të vërtetë, nuk e di se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”, ka thënë Lipa.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova shprehet se me rrethin e saj shumë të ngushtë të familjes dhe miqve, ajo ndjen rehati.

Lipa ka reflektuar për jetën e saj familjare. Para se të lindte, familja e Lipës jetonte në Kosovë. Megjithatë, për shkak të luftës në Bosnje, ata ikën në Londër në vitin 1992.

Lipa u kthye në Kosovë me familjen e saj kur ishte 11 vjeç, por përfundoi duke u kthyer në Londër në moshën 15 vjeçare për të ndjekur karrierën e saj si këngëtare.

Gjatë gjithë jetës së saj, Dua Lipa mbajti një marrëdhënie me vendlindjen e saj Kosovën.
“Ajo që mësova nga prindërit e mi është kjo: e gjitha vjen nga puna e vështirë, dhe pastaj ndoshta, gjërat përputhen” ka shtuar Lipa./albora.ch/

Marketing