Nominimet për çmimet e iHeartRadio Music Awards 2022 u shpallën të enjten nga iHeartMedia dhe FOX Entertainment.

Marketing

Çmimet muzikore iHeartRadio nderojnë artistët dhe këngët më të suksesshme në stacionet iHeartRadio dhe aplikacionin iHeartRadio gjatë gjithë vitit 2021, duke ofruar gjithashtu një pamje paraprake të hiteve të ardhshme të vitit 2022.

Artistët që kanë marrë nominime të shumta përfshijnë emrat e njohur si: Justin Bieber, Ariana Grande, Olivia Rodrigo, Doja Cat, Giveon dhe Drake, shkruan DailyMail.

Nga shqiptarët të nominuar janë dy artistë: Dua Lipa dhe DJ Regard.

Dua Lipa kandidon për çmimin “Artistja femër më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit” për këngën e saj “Levitating”.

/albora.ch/

Marketing