Rezultatet vjetore të kërkimit të Google theksojnë një vit ku futbolli dhe Covid zunë skenën qendrore.

Marketing

Retrospektiva vjetore e Google e kërkimeve në trend këtë vit tregon se ‘Euro 2021’ ka qenë termi më i kërkuar nga përdoruesit e internetit në Zvicër, transmeton albora.ch.

Ky top term pasohet nga ‘Corona Switzerland’ në vendin e dytë dhe ‘Champions League’ në vendin e tretë.

‘Squid Game2 dhe ‘iPhone 13’ janë gjithashtu ndër termat më të kërkuar.

Covid dominoi gjithashtu dhjetë pyetjet kryesore, me pyetjen kryesore të vitit ‘për sa kohë është i vlefshëm një test PCR?’.

Disi çuditërisht, e dyta më e kërkuar në google ishte ‘sa kantone ka Zvicra?’/albora.ch/

Marketing