Pas sanksioneve në derivate që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë Rusisë, që sot është ngritur çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare.

Marketing

Kështu bëri të ditur Shkëlzen Jusaj i cili tha se nëse vazhdon kështu me këtë trend mund të shkojë në 300 dollarë për barel. Pra, brenda pak ditësh, çmimi për një litër mund të arrijë në 3.5 euro në Kosovë.

“Çmimi për një ton ka shkuar në 90 dollarë. Që nesër çmimi blerës do të jetë rreth 16 cent më i lartë, kurse ai shitës më tepër. Pra nesër një litër naftë këtu mund të jetë mbi 1.80 cent. Brenda dhjetë ditësh, çmimi mund të shkojë në 3.5 euro” tha Jusaj për medie vendore, transmeton albora.ch.

Jusaj, i cili është drejtor i ‘Petrol Company’, ka theksuar se nëse do të hiqej akciza, atëherë një litër naftë mund të kushtonte rreth 1 euro./albora.ch/

Marketing