Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar disa pamje nga realizimi i Planit Operativ të koduar me emrin “Pika”, ku pritet të arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë.
Marketing
Të njëjtit dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Operacioni i gjerë ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është duke u zhvilluar në Prizren dhe Gjakovë, transmeton albora.ch.
Këtij aksioni të gjerë, IPK-ja bëri të ditur se i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të madh të zyrtarëve policorë.
Operacioni “Pika” po mbështetet edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencës, Dogana dhe Policia e Kosovës. /albora.ch/
Marketing