Mbrojtësi Albin Thaqi është larguar nga Borussia Dortmundi të hënën. Në të vërtetë 19-vjeçari ishte pjesë e ekipit të dytë të klubit të madh gjerman.

Marketing

Ai ka firmosur me skuadrën Fortuna Koeln, që bën gara në nivelin e katërt gjerman. Me Dortmund II, Thaqi kishte luajtur dy ndeshje në ligën e tretë gjermane. I kishte edhe katër paraqitje në UEFA Youth League.

Thaqi është zhvilluar si lojtar te Dortmundi e Schalke, por tani do të luajë në kategorinë e katërt gjermane. Ai i ka dy paraqitje për U16 të Gjermanisë.

“I gëzohem sfidës së re. Pres që të kaloi mirë në Koeln”, ka thënë Thaqi.

Marketing