Kosova është tronditur nga dhunimi i një vajze të mitur. Më 27 gusht ka ndodhur një akt makabër ndaj një 11 vjeçare, shkruan Albora.ch. Vajza e vogël kishte dale nga shtëpia rreth orës 17:30, por ajo nuk e kishte ditur që do ti ndodhte gjëja më e rëndë që do t`i shkatërrojë femërinë.

Marketing

Ajo nga koha kur doli nga shtëpia deri pas mesnatës u dhunua  nga 5 persona. Sipas deklaratës të dhënë në organet e drejtësisë nga 11 vjeçarja, derisa po ecte në park rrugës u ngacmua fillimisht nga tre persona me fjalë, pastaj e kanë dërguar me një qoshe ku e kanë zhveshur.

Sipas dosjes së prokurorisë “personi me bluzë të bardhë e ka kapur nga duart dhe personi tjetër ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj”.

Pasi këta persona e kryen aktin e neveritshëm, njëri nga të dyshuarit e telefonoi vëllain e tij, Ekrem Rexhepin. 26 vjeçari sëbashku me një shok të tij e marrin viktimën dhe e dërgojnë me një vend tjetër.

Polica ka arrestuar pesë persona, në mesin e të cilëve edhe tre të mitur.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji, personave të dyshuar me inicialet: E.R, G.R, G.J, XH.S dhe E.R. për dhunimin e të 11 vjeçares.

This image has an empty alt attribute; its file name is WhatsApp-Image-2022-08-31-at-11.44.55-AM.jpeg

Reagimet

Pasi, rasti u bë publikë pati reagime të shumta si nga udhëheqësit e institucioneve publike, si edhe nga shoqëria civile.

E para që reagoi ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ajo u shpreh se askush nuk është mbi ligjin.

“Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryesit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra”, ka thënë Osmani.

This image has an empty alt attribute; its file name is 301939291_1225659681558098_6988059543743192857_n-800x600-1.jpg

Pas Osmanit, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka kërkuar dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare.

“Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale”, ka deklaruar Kurti..

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër”, ka thënë Sveçla.

Po ashtu, ministri Sveçla ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.

“Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka deklaruar Sevçla.

Përveç krerëve të institucioneve të Kosovës, ka reaguar edhe shoqëria civile.

Ata kanë organizuar dy protesta të njëpasnjëshme.

Por, protesta e sotme ishte më masive.  Protestuesit marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti drejt ndërtesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

Gjatë ndalimit të qytetarëve para ndërtesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës hodhën ngjyrë të kuqe në shenjë revolte ndaj aktit makaber.

Pastaj qytetarët vazhduan te ndërtesa e Qeverisë, ku u “priten” nga Policia e Kosovës, ata u ulën pran shkallëve të institucionit më të rëndësishëm të vendit.

Gjatë marshimit, qytetarët thërriten: “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo”, “Nuk po ndihem e sigurt” “Edhe sa”.

Protesta edhe në Tiranë dhe Shkup për 11 vjeçaren e dhunuar. Edhe atje u kërkua drejtësi për të miturën.

Ndryshe, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste të dhunimit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2021 janë shënuar 249 raste kundër integritetit seksual të fëmijëve.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime dhe sulme të tjera seksuale.

Albora.ch

Marketing