Stuhia Roxana që ka goditur Zvicrën ka shkaktuar dëme të shumta në vende të ndryshme.

Marketing

Në Winterthur erërat e forta kanë shkatërruar fasadën e një shtëpie, ku përmes pamjeve shihet se një pjesë e madhe e fasadës ka rënë përtoke, raporton Bluewin – transmeton Albora.ch.

Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast janë marrë masa që të bllokohet rruga Zürcherstrasse e cila kalon pranë ndërtesës, pasi që pjesët e mbetura të fasadës mund të shkëputeshin nga ndërtrsa.

E gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit, teksa u dëgjua një shpërthim i madh kur materiali ra përtokë.

Një devijim është vendosur për rrugën nga Kempthal në Winterthur Töss.

Në kantonin e Cyrihut, brigadat e zjarrit, policia dhe shërbimet e mirëmbajtjes u vendosën më shumë se 50 herë deri të hënën në mëngjes, sepse pemët e rëna, degët e rëna dhe objektet e lira po bllokonin rrugët. Në Andelfingen, një shofer u përplas me një pemë të rrëzuar, por megjithatë shpëtoi pa lëndime.

Përveç kësaj, Policia kantonale ka njoftuar të hënën në mëngjes se objektet e tilla si tenda, pëlhura gome dhe trampolina duhej të siguroheshin.

Dëme pësoi edhe një veturë në Dübendorf, pasi që një tabelë informative e goditi atë.

Ka pasur rreth 20 operacione për shkak të stuhisë në qytetin e Cyrihut, siç tha një zëdhënës i policisë së qytetit për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Bëhej fjalë kryesisht për degë të këputura, barriera të rrëzuara të kantierit dhe kontejnerë mbeturinash që ishin rrëzuar. Trafiku hekurudhor në Uetliberg u prek përkohësisht nga një pemë e rënë.

Marketing