Divoora e konsideron “të papranueshme dhe përçmuese përmbajtjen dhe tonin e përdorur ndaj saj për publikun, në veçanti ku kompania është asimiluar nga spekulluesit dhe shfrytëzuesit e punës”, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Marketing

Kompania beson se metodat e përdorura nga sindikatat për fushatën e informacionit, duke përfshirë përpjekjet për të nxitur një bojkot të veprimtarisë, mund të ketë “rëndësi kriminale” dhe kësisoj rezerve çdo të drejtë dhe iniciativë të mirë për të mbrojtur imazhin dhe reputacionin e saj si edhe atë të shumë bashkëpunëtorëve të saj që nuk janë bashkuar me nismën.

Divoora përsërit gadishmërinë e saj për të diskutuar me të gjithë bashkëpunëtorët e saj që do ta kërkojnë atë, siç ka bërë kurdoherë.

Megjithatë, ajo nuk është e gatshme të dialogojë dhe të marrë pjesë në takime me përfaqësuesit e tyre, për sa kohë që këta të fundit vazhdojnë të përdorin informacion të paplotë, fallco dhe mashtrues për të ndikuar opinionin publik në dëm të kompanisë”./albora.ch/

Marketing