Gjermania ka një sërë masash në fuqi që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e Covid-19, duke përfshirë ndalimin e të pavaksinuarve nga shumica e pjesëve të jetës publike dhe testimin për njerëzit që nuk kanë marrë vaksinimin e tyre përforcues.
Por ka thirrje në rritje që qeveria dhe shtetet të shikojnë drejt lehtësimit të rregullave.
“Pavarësisht se për momentin ka ende shifra shumë të larta të infeksionit, është e nevojshme t’u tregojmë qytetarëve perspektivat se si mund të dalim nga faza e gjendjes së përhershme të jashtëzakonshme pas valës Omicron,” tha kreu i shoqatës kombëtare së mjekëve.
Ndërkohë, kryeministri i shtetit të Bavarisë, Markus Söder bëri thirrje gjithashtu për planifikim “për kohën pas valës Omicron”, transmeton albora.ch.
E ministri i financave, Christian Lindner ra dakord që një debat mbi masat lehtësuese duhet të jetë në skenë, por argumentoi se Omicron ende përbënte një sfidë.
Megjithatë, qeveria gjermane këmbëngul se i ka gjërat nën kontroll./albora.ch/