Policia e Kosovës ka sekuestruar gjashtë kilogramë marihuanë të fshehur nën një gurë në Morinë.
“Policia Kufitare e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit efikas të kufirit shtetëror, në zonën e përgjegjësisë në një breg kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të fshehur nën gurë”, ka njoftuar policia.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dal në lokacion.
“Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur nga persona të panjohur shumë kohë më parë dhe pas matjes rezulton me peshën si në vijim: (11) njëmbëdhjetë paketime plastike me ngjyrë të zezë me substancë të dyshuar, narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 6 kg e 268 gramë”.
Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren, si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren. /albora.ch/