Duhej të kthehej në Shqipëri, pasi kishte marrë një urdhër dëbimi nga gjykata italiane, por 23-vjeçari shqiptar ka vendosur të bëjë një tentativë të fundit për të qëndruar.

Marketing

Sipas mediave italiane, Klaudio Cerra, u arrestua fundjavën e kaluar dhe u transferua në një qendër pritjeje, prej ku më pas do të nisej në Shqipëri.

 Ishte ish- e dashura e tij ajo që telefonoi karabinierët, pasi gjatë një debati në Aleksandria, i riu shqiptar vendosi të barrikadohej brenda shtëpisë së saj.

Menjëherë ndërhynë forcat e policisë duke e arrestuar, ndonëse bëri një tentativë të fundit për t’u arratisur. Tashmë Cerra do të dërgohet në Shqipëri, me një urdhër 10 vjeçar ndalimi hyrjeje në Itali.

Marketing