Një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Veneto, pasi po transportonte 220 kg kokainë të pastër me një furgon.

Marketing

Nëse do të shitej në treg, kokaina e sekuestruar, sipas autoriteteve italiane, do të kapte vlerën e 15 milionë eurove.

Karabinierët dyshuan pasi mjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë.  Policia ka nisur operacionin e ndalimit të automjetit që u arrit në afërsi të daljes së autostradës Verona Est e Sommacampagna.

Pas kontrollit, në brendësi të furgonit u gjetën 220 kg kokainë e ndarë në 200 pako.

“Kjo është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në territorin veronez”, informon Guardia di Finanza Italiane. Shtetasi shqiptar është arrestuar dhe pritet që në ditët në vijim të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.

Marketing