Reagoi atëherë kur duhet, për t’i bërë kundërsulm kundërshtares. Me një lëvizje, Laura Fazliu bëri wazza-ari, e më pas e mbajti edhe për dhjetë sekonda tjerë në shpinë kundërshtaren, për të fituar me Ippon.

Marketing

Midis Izraelit, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Grand Sllemin e Tel Avivit, duke mposhtur nikoqiren, izraeliten Sharir.

Edhe një herë tjetër, Kosova ishte në mesin e shteteve që fitoi medalje, e që askush më shumë se xhudo nuk e ka lartësuar këtë flamur.

Megjithatë, të premten, ndoshta më e rëndësishme se medalja, për Laura Fazliun ishte fitorja në përballjen përmirësuese kundër legjendës së xhudos franceze e botërore Clarisse Agbegnenou.

Francezja është kampione olimpike, pesë herë kampione e botës, pesë herë kampione e Evropës, fituese e 8 Grand Sllemeve, e kampione e shumë garave tjera.

Marketing