Lamia Elamri u qëllua me armë zjarri në gjoks dhe pas shtrimit në Miulli di Acquaviva u operua në Poliklinikën e Barit, ku burri i saj Oltjon Sallaku e qëlloi me armë zjarri, shkruajnë mediat italiane përcjell Albora.ch.

Marketing

Më pas, ai  vendosi t’i merrte jetën  vetës. Sipas asaj që mësohet, tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në  Martin Luther King në Cassano delle Murge.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri.

 Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, gati 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen nga nëna.

Oltjoni punonte si tjegullarë në Bari dhe cilësohet nga të gjithë si një djalë i mirë. Një mik tregon se e ka takuar pak para gjestit fatal dhe dukej i qetë, madje ka bërë shaka më të.

 Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje.

Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.      

Albora.ch.

Marketing