Dy lëkundje tërmeti shumë të forta janë ndjerë në zona të ndryshme veriut të Italisë. Një tërmet me magnitudë 5.7 u regjistrua në Marche, në brigjet e Pesaros dhe u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët 3.1 dhe 3.4.

Marketing

Mediat italiane raportojnë se tërmeti ka tronditur shumë shtëpi në disa qytete nga Ankona në Fano dhe Urbino.

Njerëzit kanë dalë në rrugë, ndërsa shumë raportime ka pasur nga zjarrfikësit për çarje në muret e shtëpive, pas tërmeteve të forta që pasuan njëri-tjetrin duke filluar nga ora 07:07 e mëngjesit të sotëm.

Një nga tërmetet është ndjerë shumë në Bolonja dhe Romagna.

Marketing