Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara u gjet i vrarë në Torino të Italisë, ditën e djeshme, pasi u denoncua nga familjarët që prej datës 2 gusht se ishte zhdukur.

Marketing

Të tjera detaje kanë nga hetimet e autoriteteve italiane. Ara nuk ishte personazh i panjohur.

Në vitin 2018,43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.

Ndër të tjera, gruaja e tij më pas e ka akuzuar se është përfshirë në punë të paligjshme. Ara kërkoi ndihmën e shokut të tij që ishte karabinier, por në të njëjtën kohë ata ishin edhe fqinjë.

Shqiptari është gjetur i vrarë në fshatin San Carlo Canavese të Torinos. Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë është gjetur i shtrirë në tokë, pak hapa larg një karroce të errët të parkuar përgjatë një rruge të vogël. 43-vjeçari Fatmir Ara, me origjinë shqiptare banonte në Mathi (Torino). Viktima u zhduk nga shtëpia e tij më 2 Shtator. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.

Marketing