Në Doha të Katarit po hidhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Marketing

Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën. Pjesë e këtij grupi është edhe Brazili.

Kujtojmë se te Zvicra paraqiten dy futbollistët shqiparë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, teksa gjasa të mëdha që të ftohet në këtë Botëror ka edhe Andi Zeqiri. Zvicra u përball me Serbinë edhe në Botërorin e vitit 2018, ku Granit Xhaka i dhuroi golin e barazimit Zvicrës në minutën, ndërsa Xherdan Shaqiri atë të fitores kundër Serbisë.

Për herë të parë në histori shorti po hidhet pa u njohur të gjitha skuadrat finaliste. Pritet të luhen 3 “play off”-et, një në Europë, me Skocinë që do të luajë kundër Ukrainës dhe dy “play off”-et ndërkontinentale me tek ndeshje që do të luhen në qershor. Zelanda e Re do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Peruja pret fituesit e “play off”-it të Azisë mes Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

FIFA do t’i ndajë skuadrat gjeografikisht, por me 13 kombëtare europiane në 8 grupe, do të thotë se nga grupet do të kenë dy ekipe nga kontinenti plak. Kur do të luhen ndeshjet? Oraret do të jenë 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00.

Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor./albora.ch/

Marketing