Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke e vënë një pankartë me mbishkrimin me të cilin e ka vlerësuar kryeministrin Albin Kurti si “veteran të rrejshëm” të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marketing

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar për të fituar titullin e veteranit luftëtar.

Sipas tij, Kurti s’ka qenë pjesë e luftës deri në fund siç e parasheh kushti për të marrë titullin e veteranit luftëtar. Molliqaj ka thënë se nëse Prokuroria s’nis hetimet deri të premten, PSD-ja do të ngrejë kallëzim penal ndaj Kurtit për “falsifikim”.

“Siç e dini, kryeministri ka nisur së fundmi një fushatë për çështjen e veteranëve. Ne besojmë se janë dy grupëzime që e kanë trajtuar këtë çështje; ata që e kanë kundërshtuar luftën e UÇK-së dhe të cilët e përdorin një keqpërdorim nga disa veteranë të rrejshëm për ta sulmuar UÇK-në dhe një grup i dytë, mbështetësit e luftës së UCK-së, vetë luftëtarët që kanë pasur kritika për manipulimin që ka ndodh. Kryeministri bën pjesë në grupin e parë sepse ai e rihapi kur po diskutohet çështja financiare. Veteranët ai i sheh si barrë për shtetin e Kosovës”, ka thënë Molliqaj teksa ka kërkuar që Prokuroria të nisë procedurë ndaj Kurtit. /albora.ch/

Marketing